Përndiqte ish bashkëshorten, i gjenden në shtëpi municione luftarake

Kronikë e zezë

Përndiqte ish bashkëshorten, i gjenden në shtëpi municione luftarake

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 12:30

Në banesën e një 22 vjeçari nga qyteti i Lezhës janë gjetur një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake, me të cilat dyshohet se i riu përndiqte ish bashkëshorten dhe familjarët e saj.

Blutë e Lezhës bënë të ditur për NOA.al se në pranga ka rënë Kol Kola. Në shtëpinë e tij, në fshatin Kolsh, Lezhë, janë gjetur 63 copë fishekë M-56, 7.62 m/m, 1 krehër automatiku M-56, 47 ml fitil zjarrpërcjellës, 1 pistoletë në dukje si Imituese Zhurme me 8 copë fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të “Përndjekjes” dhe “ Mbajtjes pa leje të armeve dhe municioneve luftarake”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat