Aksident i rëndë tek Ura e Boshkut-gjen vdekjen Sadik Frangu

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë tek Ura e Boshkut-gjen vdekjen Sadik Frangu

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 11:31

Një aksident i rëndë, me pasojë humbjen e jetës së një 62-vjeçari ka ndodhur në Dibër.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm në orën 6:45 minuta, në aksin rrugor Dibër- Mavrovë, ku shoferi Sadik Frangu tek vendi i quajtur ura e Boshkut teksa udhëtonte me furgonin e kompanisë “Hisari Turizëm” – ka rënë në lumin Radika, ku si pasojë e kësaj rënie Sadiku ka gjetur vdekjen.

Në njoftim thuhet se 62 vjeçari Sadik Frangu nga fshati Ballancë, i cili ishte duke punuar si shofer në kompaninë “Hisari Turizëm” ka shkuar të merrte një grup mërgimtarësh që me autobus do të vinin në Gostivar nga Mestre e Italisë.

Por, për shkaqe, që ende mbeten të paditura, ky udhëtim ka rezultuar fatal për jetën e të moshuarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat