Dy persona të maskuar plagosin një 23 vjeçar

Kronikë e zezë

Dy persona të maskuar plagosin një 23 vjeçar

Më: 29 korrik 2014 Në ora: 10:02

Dy persona të maskuar kanë plagosur me armë zjarri një 23 vjeçar në qytetin e Shkodrës.

Mësohet se personat e maskuar, të cilët po udhëtonin me një mjet tip motorçikletë pa targa, kanë qëlluar me armë zjarri Gentian Th., 23 vjeç.

Burimet nga policia e këtij qyteti konfirmojnë për NOA.al se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Partizani”, përballë shkollës së mesme “Jordan Misja”.

Si pasojë e goditjes, 23 vjeçari ka marrë plagë në pjesën e barkut dhe është transportuar për në spital, ku edhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Blutë e Shkodrës po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat