Nuset i vranë të ëmën , Urani vrau kunatin për gjakmarrje

Kronikë e zezë

Nuset i vranë të ëmën , Urani vrau kunatin për gjakmarrje

Më: 28 korrik 2014 Në ora: 19:34

Është regjistruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda dosja ndaj Uran Skukës i cili akuzohet se vrau kunatin e tij pasi nuset i vranë të ëmën. Uran Skuka pritet të dalë para trupit gjykues më 30 korrik.
Uran Skuka i cili akuzohet për veprat penale të “vrasjes për gjakmarrje” dhe “mbajtjes pa leje të municionit luftarak” dhe, nëse gjendet fajtor, rrezikon një dënim minimumi me 35 vite burg dhe deri burgim të përjetshëm.
Uran Skuka, akuzohet si autor i vrasjes së Basri Nikollit, ish-kunat i tij më 11 shkurt të këtij viti, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e nënës së tij, Naime Skuka, krim për të cilin akuzohen ish-gruaja e tij, Hike Skuka dhe ish-kunata Xhemile Skuka.
Në dëshminë që Uran Skuka ka dhënë 4 ditë pas krimit ka deklaruar:
“Më 11 shkurt kam qenë duke bërë punë në bujqësi. Pasi mbarova ato kam shkuar në lokalin e fshatit dhe kam pirë shumë. Në atë gjendje shkova te varrezat dhe aty vendosa që të merrja hak”. Sipas dëshmisë së Uran Skukës, ai ka marrë armën automatike dhe ka shkuar pranë banesës së kunatit dhe shtëpisë ku mori nuse Hike Skukën, duke pritur që 38-vjeçari të dilte jashtë.
Ndërkohë në 15 shkurt Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e kryesuar nga Halil Vani, ka vendosur masën “arrestit me burg pa afat” për Uran Skukën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat