Goditën policët rrugor në Tiranë, katër persona në pranga e një në kërkim

Kronikë e zezë

Goditën policët rrugor në Tiranë, katër persona në pranga e një në kërkim

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 22:04

Policia e Tiranes ndalon kater persona dhe shpall ne kërkim 1 tjetër për goditjen e efektivave te policisë se qarkullimit rrugor. Sot në orët e paradites, në aksin Tiranë – Durrës, në afësi të mbikalimit të Kasharit, Patrulla e Policise Rrugore e linjave e përbërë nga dy punonjës policie, është sinjalizuar se dy autobuse 17+1 po ktheheshin ne rrezik serioz per mjetet e tjera duke ndalur per te mare pasagjere ne autostrade. Patrulla i ka ndaluar dhe i ka gjobitur, sipas Kodit Rrugor.

Me pas patrulla e Policisë eshte zhvendosur ne qender të Vores, e sinjalizuar per nje perplasje mjetesh.

Në këtë vendngjarje kanë shkuar edhe pronari i autobusit te gjobitur, Arben Hajdari, se bashku me kater persona te tjere. Ata kanë ofenduar punonjesin e Policise E.S. Punonjesi i Policise u ka bërë thirrje të largohen. Fatorinoja i autobuzit e ka goditur punonjësin e Policisë E.S.

Patrulla e Policisë ka ndaluar dhe shoqëruar në Komisariat agresorin dhe 2 persona të tjerë. Ndërkohë u shpall në kërkim Arben Hajdari, pronari i mjetit, i cili u bllokua nga një patrullë e Policisë teksa drejtohej nga një shtetase që nuk dispononte leje drejtimi.

Arben Hajdari, është një person me precedent të meparshem për forcat e qarkullimit rrugor. Disa muajsh më herët ai ka tentuar të godasë me mjetin e tij një postobllok policie, por u ndalua dhe u arrestua. Gjykata kishte vendosur masën “detyrim paraqitje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat