Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin të Itali të Gëzim Çelës

Kronikë e zezë

Gjykata e Tiranës refuzon ekstradimin të Itali të Gëzim Çelës

Më: 27 korrik 2014 Në ora: 09:34

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar kërkesën e Prokurorisë për ekstradim në Itali të Gëzim Çelës, baronit të kokainës. Vendimi u mor ditën e premte nga gjyqtari i Tiranës Altin Abdiu.
Sipas gjykatës së Tiranës rrëzimi i kërkesës është bërë për shkak të procedimit penal të nisur në vend ndaj të dyshuarit Çela.
Nërkohë në të njëtin venidim të gjykatës hiqet edhe masa e sigurisë “arrest shtëpie” që ishte caktuar për Çelën në vitin 2012.
Prokuroria në fazën përfundimtare kërkoi ekstradimin e Çelës, por ekstradimi të kryhej pasi të mbyllej llogaria me drejtësinë shqiptare.
Gëzim Çela humbi gjumrët pas një operacioni antidrogë të zhvilluar në pikën kufitare të Morinit në Kukës, ku Çela dyshohet e kishte një rol kyç në trafikun e drogës. Nga ky operacion u arrestuan 7 shqiptare mes të cilëve edhe kosovarë.
Gjithashtu po gjatë këtij operacioni gjatë kontrolleve të ushtruara në shtëpinë e Gezim Çelës në Fushë Kuqe të Mamurrasit, u gjetën 18 kiliogramë heroinë,150 kilogramë kanabis sativa. Gjithashtu në cilësinë e provave janë sekuestruar 9 armë, tre snajpera,granata dhe makina të blinduara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat