5 të arrestuar në Sarandë, morën me dhunë një vajzë

Kronikë e zezë

5 të arrestuar në Sarandë, morën me dhunë një vajzë

Më: 26 korrik 2014 Në ora: 15:31

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë të akuzuar për rrëmbim personi.

Efektivët e policisë së Sarandës kanë vënë në pranga Arjan Kabilin, Arlind Maroshin, Ramiz Cenaj, Ermal Taka, dhe Përparim Breçanin.

Nga të dhënat paraprake siç raporton Noa.al, të sipërpërmendurit akuzohen se kanë marrë me dhunë 18 vjeçaren I.M., gjatë kohës që kjo e fundit punonte.

Vajza e marrë me dhunë punonte si kamariere në një lokal, ndërsa u deklaruar e zhdukur.

Pas informacioneve të mbledhura nga uniformat blu, gjatë kontrollit në banesat e të ndaluarve u gjetën maska dhe armë të ftohta.

Lidhur me këtë ngjarje vijojnë hetimet për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota, pasi dyshohet se 18 vjeçarja është tentuar të shfrytëzohet si prostitutë nga Arjan Kabili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat