Tiranë, vëllezërit i kafshon miu i kuq/ Njëri vdes, tjetri rëndë në spital

Kronikë e zezë

Tiranë, vëllezërit i kafshon miu i kuq/ Njëri vdes, tjetri rëndë në spital

Më: 25 korrik 2014 Në ora: 17:30

Një 35 vjeçar ndodhet në gjëndje të rëndë në spitalin Infektiv të Tiranës pas kafshimit nga miu i kuq, ndërsa vëllai i tij humbi jetën pak ditë më parë.
Prej 5 ditësh ai vuan nga ethet hemoragjike dhe ndodhet i shtruar në spital.

Familjarët e Nuri Gjorgjit bëjnë apel për dhurim gjaku të grupit AB negative, pasi është një grup gjaku i rrallë.

“Gjaku është shumë i rrallë dhe nuk gjindet. I bëjmë apel që kush mund të ketë këtë grup gjaku të na ndihmojë pasi jemi në vështirësi” thonë familjarët.

Sipas familjarëve ngjarja është shënuar në zonën e Kalasë së Dodës, në Dibër.

35-vjeçari, babai i tre fëmijëve së bashku me vëllanë punonin si çobanë në mal dhe kafshimi nga miu i kuq mund të ketë ndodhur 5 ditë më parë.

Të dy janë shtruar fillimisht në spitalin e Peshkopisë me ethe hemoragjike, por gjëndja shëndetësore e të vëllait është rënduar.

Ata janë sjellë me urgjencë në Infektiv, por i vëllai nuk ka mundur të mbijetojë dhe humbi jetën dy ditë më parë.

Ndërkohë, 35-vjeçari ndodhet në gjëndje të rëndë nën kujdesin e mjekëve.

Familjarët thonë se u nevojitet gjak AB negativ, një grup gjaku i rrallë dhe bëjnë apel për t’i ndihmuar duke dhuruar gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat