Durrës, kamarierja rreh klienten

Kronikë e zezë

Durrës, kamarierja rreh klienten

Më: 24 korrik 2014 Në ora: 15:01

Një sherr i nisur mes dy femrave ka bërë që njëra prej tyre të mbetet e dëmtuar dhe tjetra të shoqërohet në polici. Gjatë ditës së djeshme në qytetin e Durrësit, një kamariere 42 vjeçare dhe një kliente e lokalit ku ajo punonte janë konfliktuar fizikisht. Burime zyrtare nga policia thanë, se kamarierja 42 vjeçare me iniciale D.D., i kishte kërkuar të zotit të lokalit që ta përzinte prej tij një kliente, pasi sa herë vinte e ofendonte dhe e quante të përdalë. Por kërkesës së saj pronari i ishte përgjigjyr me fjalët se duhet ta duronte, dhe se nuk ishte askush për të dëbuar klientët. Nuk vonoi shumë dhe në lokal u shfaq sërish klientja 48 vjeçare me iniciale A.P., e cila sërish duke pirë kafe nisi ta fyente kamarieren, duke e quajtur të përdalë. Përballë kësaj situate 42 vjeçarja e qëlloi me grushta, por për shkak të një unaze me gur që mbante në gisht e çau në pjesën e fytyrës dhe i shkaktoi gërvishtje. Mësohet se gjithçka dyshohet të ketë pasur në bazë pamjen e jashtme të kamarieres dhe bindjen e të dëmtuarës për femrat me një profesion të tillë, çka ka bërë që të lindë konflikti mes tyre. Lidhur me këtë rast 42 vjeçarja u shoqërua në polici, ndërsa u pushua edhe nga puna.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat