Shkodër, gjendet një person i mbytur në lumin Buna

Kronikë e zezë

Shkodër, gjendet një person i mbytur në lumin Buna

Më: 23 korrik 2014 Në ora: 21:29

Një person i seksit mashkull është gjetur i pajetë në lumin Buna në Shkodër. Kufoma është ende e paidentifikar, ndërsa drejt vendit të ngjarjes kanë mbërritur efektivët e policisë. Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për mbytje. Kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë pikasur trupin e pajetë duke lajmëruar uniformat blu. Kufoma është nxjerr në breg dhe më tej do të transportohet drejt morgut të qytetit në pritje të identifikimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat