Ekzekutohet me breshëri plumbash 27-vjeçari

Kronikë e zezë

Ekzekutohet me breshëri plumbash 27-vjeçari

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 21:27

KAVAJË-Një 27-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri në qytetin e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:45 të mbrëmjes së sotme. Policia bën me dije se viktima është Andi Peqini.

Sipas policisë ai është qëlluar me breshëri plumbash teksa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij.

Blutë e qytetit të Kavajës kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve si dhe sqarimin e motiveve të ngjarjes së rëndë. Nga të dhënat e dëshmitarëve okularë të pyetur nga policia bëhet me dije se autorët kanë lëvizur me një BMW X5 me targë italiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat