Shkup, vret gruan, motrën e saj dhe më pas veten

Kronikë e zezë

Shkup, vret gruan, motrën e saj dhe më pas veten

Më: 22 korrik 2014 Në ora: 15:07

(E plotësuar)- Natasha 34 vjeçare dhe motra e saj Biljana 31 vjeçare, sot janë vrarë rreth orës 11.00, në lagjen e Shkupit, Aerodrom, njofton Policia.

Sipas informacioneve të para që i ka dhënë policia, ndaj motrave ka gjuajtur me pistolet 36 vjeçari Igor.

Policia konfirmon se, Igor në orën 11.00, ka ardhur në banesën e Natashës dhe derën e ka hapur motra e saj. Ai ka hyrë në banesë deh ka vrarë Natashën dhe motrën e saj dhe më pas edhe veten.

Pistoletën policia e ka gjetur pran trupit të tij. Sipas informative, armën e ka poseduar me leje.

Vrasësi ka dosje në evidencën policore. Në vitin 2004 është lajmëruar si pjesëmarrës në një rrahje, duke nxjerr edhe armën

***
Vrasje e dyfishtë dhe vetëvrasje i ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e lagjes Aerodrom të Shkupit.
Sipas informatave të para jozyrtare, një burrë ka vrarë gruan e tij, motrën e saj dhe më pas është vetëvrarë.

Nga ana e policisë është bërë bllokim total i vendngjarjes, ndërsa zyrtarisht ende nuk janë prononcuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat