​Vdes pas sulmit për grabitje, arrestohen 2 shqiptarë

Kronikë e zezë

​Vdes pas sulmit për grabitje, arrestohen 2 shqiptarë

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 19:28

Forcat e policisë së Chiarit dhe Treviglios, Itali, arrestuan dy shqiptarë për vrasjen e një 53-vjeçari, gjatë rrëmbimit të makinës së tij natën e shtatë korrikut.
Pietro Raccagni u plagos keq në kokë pas sulmit të shqiptarëve të cilët i vodhën makinën dhe u larguan menjëherë pas plagosjes. Plagët e marra qenë vdekjeprurëse për 53-vjeçarin i cili ndërroi jetë dy javë më pas.

Sipas burimeve të policisë italiane, dy shqiptarët e arrestuar janë anëtarët e një bande grabitësish prej 5 personash. Ata janë banues në qytetin e Calcios, por u arrestuan në Jesolo, Venecia, ku po qëndronin me pushime.

Sipas burimeve, makina tip BMW që ishte grabitur nga shqiptarët, u gjet e braktisur dhe me disa armë brenda saj. Ndërkohë që 3 personat e tjerë të bandës janë në kërkim, gjykata në Brescia, pritet të japë dënimin për dy shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat