Florida: E rrah keq, sepse abuzoi me djalin e tij

Kronikë e zezë

Florida: E rrah keq, sepse abuzoi me djalin e tij

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 11:50

E ka ngordhur në dru, pasi e ka gjetur në krevat me djalin e tij 11 vjeçar. Një baba 35 vjeçar nga Florida ka dërrmuar me grushta dhe shkelma baby sitter-in 18 vjeçar, të cilit i kishte lënë të kujdesej për të birin.
Burri, kur është kthyer në shtëpi, ka gjetur në krevat fqinjin e tij 18 vjeçar së bashku me djalin e mitur.

Në këtë moment ai ka humbur arsyen dhe ka nisur të shkelmojë dhe grushtojë abuzuesin. Më pas ka marrë në telefon policinë dhe u ka thënë: “U ktheva në shtëpi dhe gjeta një burrë që po ngacmonte djalin tim. E kam rrahur dhe ndodhet i shtrirë në tokë. Mund të vini ta merrni”.

Pasi është rrahur dhe është dërguar në burg, 18 vjeçari Raymond Frolander ka pranuar se abuzimi me fëmijën e mitur vazhdonte prej 3 vitesh. Ai e kishte detyruar vogëlushin të bënin seks oral dhe ta prekte.
Ndërkohë policia nuk do të nisë procedim penal për babain e djalit, sepse sipas shefit të policisë së Floridës, ai ka vepruar ashtu siç do të vepronte çdo prind nëse do të ndodhej në një situatë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat