Arrestohen dy persona, penguan personin zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona, penguan personin zyrtar

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 11:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën “Tivari”, në Gjakovë rreth orës 13:35 të dielën janë arrestua dy persona pas që kanë penguar personin zyrtarë gjatë detyrës.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, pasi që me veturë kishin goditur një motoçikletë dhe të njëjtit kishin tentuar të largohen nga vendi i ngjarjes. Të dyshuarit gjatë arrestimit kanë qenë agresivë dhe njëri ishte nën ndikim të alkoolit, ku pas alkool-testit ka rezultuar me 1.11 promilë”, thuhet në njoftimin e policisë së Kosovës.
Për motoçiklisti, policia ka njoftuar se ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe për momentin është i paidentifikuar.

Ndërsa, pas intervistimit me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat