Shkodër, 17 vjeçari dhunon 40 vjeçarin

Kronikë e zezë

Shkodër, 17 vjeçari dhunon 40 vjeçarin

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 10:45

40 vjeçari me iniciale P.N. nga qyteti i Shkodrës është dhunuar fizikisht nga një 17 vjeçar.

Ata kanë qenë të dy në plazhin e Velipojës, vend ku ka ndodhur ngjarja. 40 vjeçari ka akuzuar në polici autorin 17 vjeçar, të identifikuar si Eglion Z.. Si pasojë e konfliktit të çastit dhe dhunës së ushtruar nga 17 vjeçari, P.N. ka marrë dëmtime të lehta.

Policia e këtij qyteti ka shpallur në kërkim ditën e djeshme Eglion Z., si dhe është duke punuar për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat