Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet 45-vjeçari

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë ndaj gruas, arrestohet 45-vjeçari

Më: 21 korrik 2014 Në ora: 10:37

Policia e Sarandës ka arrestuar në flagrancë 45-vjeçarin Izet Ademi i cili është banues në fshatin Shëndëlli, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Sipas burimeve nga policia, shkak për ushtrimin e dhunës ndaj bashkëshortes së tij, kanë qenë motive të dobëta, transmeton shekulli.

Arrestimi i Ademit u bë i mundur nga Sektori i Hetimit dhe Parandalimit të Krimit në Komisariatin e Policisë së Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat