Memaliaj, arrestohet 18-vjeçari, vodhi sende me vlerë dhe bizhuteri

Kronikë e zezë

Memaliaj, arrestohet 18-vjeçari, vodhi sende me vlerë dhe bizhuteri

Më: 20 korrik 2014 Në ora: 13:17

18-vjeçari i cili katër ditë më parë grabiti një banesë në Memaliaj, ka rënë në prangat e policisë.

Mësohet se B. Minaj, ka vjedhur banesën e shtetasit me iniciale Dh. K. ku ka grabitur sende me vlerë dhe bizhuteri. Një pjesë e këtyre sendeve të grabitura tashmë janë sekuestruar nga policia.

Mbi 18-vjeçarin rëndon akuza e “vjedhjes me thyerje të një banese”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat