Shet vajzën tek i moshuari, për 150 euro

Kronikë e zezë

Shet vajzën tek i moshuari, për 150 euro

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 16:09

Nëna e një vajze 16 vjeçare në Itali, po hetohet nga policia e Genova, pasi shiti për marrëdhënie seksuale vajzën tek një burrë 60 vjeçar, Domenico Angrisano, i cili u arrestua nën akuzën e dhunës seksuale.

Burri ndodhet në arrest shtëpie, ndërsa nëna e kishte detyruar të miturën për 150 euro të kryente marrëdhënie seksuale me të moshuarin.

Çështja u zbulua pasi vajza iu besua disa shokëve të klasës dhe një profesori të psikologjisë.

Vajza iu besua një instituti për të miturit. Bazuar në hetimet e policisë dhe tabulatet telefonike, rezultoi se takimet mes të moshuarit dhe të miturës nën ndërmjetësinë e nënës vazhdonin prej disa muajsh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat