Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një person

Kronikë e zezë

Digjet një shtëpi në Prizren, humb jetën një person

Më: 19 korrik 2014 Në ora: 15:09

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri si pasojë e tensionit elektrik. Ndërsa nga zjarri një person mashkull shqiptar, ka ndërruar jetë.

E në tentativë për ta shuar zjarrin lëndime trupore ka pësuar edhe një femër K/Shqiptare, familjare e viktimës e cila është dërguar në tretman mjekësorë.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 17:10, në fshatin Zojz, të Komunës së Prizrenit.

Në njoftim Policisë së Kosovës thuhet se shkaktar i shpërthimit të zjarrit, dyshohet të jetë tensioni elektrik.

Ndërsa njësiti i zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat