Vdes 5 vjeçarja në Pukë, i shpërtheu në dorë granata

Kronikë e zezë

Vdes 5 vjeçarja në Pukë, i shpërtheu në dorë granata

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 23:40

Një vogëlushe 5 vjeçare ka gjetur vdekjen pasi i ka shpërthyer një granatë në dorë.
Ngjarja është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të Pukës.
E mitura e gjeti granatën në lokaltin e babait të saj dhe mendohet se 5-vjeçarja me inicialet I.H të ketë tërhequr aksidentalisht këmbëzën e granatës.
Nga shpërthimi i granatës janë shkaktuar edhe dëme materiale në lokal ndërsa nuk u shënuan lëndime në njerëzit e tjerë që ishin të pranishëm në lokalin e Ismet Haxhisë, babait të vogëlushes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat