Pranga 30-vjeçares, akuzohej se kishte vjedhur 23 mijë euro

Kronikë e zezë

Pranga 30-vjeçares, akuzohej se kishte vjedhur 23 mijë euro

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 20:06

Policia e Lezhës ka arrestuar një 30-vjeçare nga Kruja, e cila ishte shpallur në kërkim për vjedhje. Në prangat e policisë ka rënë Dilore Marku nga qyteti i Krujës. 30-vjeçarja Marku ishte dënuar nga Gjykata e këtij rrethi në mungesë me 2 vite burg për veprën penale të vjedhjes.

Ajo akuzohet se ka vjedhur 23 mijë euro, në një biznes privat në qytetin e Krujës por ju kishte shpëtuar prangave të policisë. Që prej kohës kur ajo kishte kryer krimin kishte mundur që të strehohej tek disa të afërm të saj në fshatin Ishull Shëngjin të Lezhës.

Policia kishte marrë informacion për vendndodhjen e saj, duke e prangosur pasditen e së premtes. Ajo është dërguar në komisariatin e Lezhës, ndërsa pritet që të transferohet në Krujë vend ku është edhe dënuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat