Dita e pestë e kërkimit për të zhdukurit në liqenin e Gazivodës

Kronikë e zezë

Dita e pestë e kërkimit për të zhdukurit në liqenin e Gazivodës

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 15:37

Kanë kaluar katër ditë nga kërkimi në liqenin e Gazivodës për gjetjen e dy të rinjëve nga veriu i Mitrovicës, të cilët janë zhdukur të dielën pas mesnate gjatë ndeshjes mes dy barkave motorike që ka ndodhur në këtë liqe.

Mësohet se në kërkimin e A.M. dhe D.N. që të dytë nga Mitrovica dhe të moshës 35 vjeçare, janë angazhuar njësitë të ndryshme të shpëtimit nga Kosova, Serbia, por edhe të KFOR-it, ndërsa është ndërprerë edhe komunikacioni ujor nga Banja deri tek vendi i quajtur ‘Ura e Bërnjakut’.

Ndryshe, në varrezat e fshatit Rudarë të Zveqanit, të martën janë varrosur dy të rinj tjerë të cilët kanë humbur jetën gjatë ndeshjes së barkave në këtë liqe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat