Vodhi 200 mijë euro në llogaritë bankare, në burg punonjësja e bankës

Kronikë e zezë

Vodhi 200 mijë euro në llogaritë bankare, në burg punonjësja e bankës

Më: 18 korrik 2014 Në ora: 10:34

​Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për një ish-punonjëse banke të nivelit të dytë në Tiranë, e cila dyshohet për vjedhjen e llogarive bankare të klientëve të ndryshëm, me një dëm rreth 200 mijë euro.

Sipas burimeve nga policia bëhet e ditur se A. Aliaj, me detyrë specialiste krediti në filialin e një banke në Kamëz, nëpërmjet veprimeve të kundërligjshme, ka arritur të mashtrojë një numër të madh klientësh, duke u marrë atyre shuma të konsiderueshme parash nga llogaritë bankare ose duke u hapur, pa dijeninë e tyre llogari kredie, të cilat më pas i tërhiqte vetë.

Mësohet se prokuroria e Tiranës e ka nisur hetimin, bazuar në kallëzimin e dorëzuar nga drejtuesit e bankës ku ushtronte funksionet Aliaj. Gjithçka ka nisur pas shqetësimeve që shumë klientë kishin paraqitur. Pasi janë kryer hetimet paraprake, Aliaj është akuzuar nga prokuroria për veprat penale “

Vjedhjes duke shpёrdoruar detyrёn” dhe “Falsifikimit tё dokumenteve nga personi qё ka pёr detyrë lёshimin e tyre”. Ndërkohë, po vijon hetimi për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të personave të tjerë, të cilët dyshohet se e kanë ndihmuar shtetasen nën hetim për të realizuar qëllimet e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat