Aksident me fatalitet në Lipjan

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Lipjan

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 10:44

Policia e Kosovës ka konfirmuar se në fshatin Rufc të Lipjanit rreth orës 16:50 ka ndodhur një aksident trafiku i cili ishte fatal me ç`rast ka vdekur një person dhe janë lënduar tre të tjera.

Aksidenti trafiku ka ndodhur në mes tri veturave civile me targa vendore.
“Si pasojë e aksidentit pasagjerja femër K/Shqiptare ka vdekur, ndërsa tre shoferët meshkuj K/shqiptarë dhe tre pasagjerë meshkuj K/Shqiptarë, ku dy prej tyre fëmijë, kanë pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjithashtu, PK ka njoftuar se njëri nga shoferët, i dyshuari mashkull K/Shqiptar, i cili është i moshës së mitur, gjendet në QKUK. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat