Divjakë, mbytet në det 16 vjeçari (Video)

Kronikë e zezë

Divjakë, mbytet në det 16 vjeçari (Video)

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 22:58

Një 16 vjeçar është mbytur pasditen e së mërkurës në plazhin e Divjakës ndërsa ende nuk kanë filluar kërkimet për gjetjen e trupit të viktimës.
Në momentin e mbytjes, 16 vjeçari nga Kolonja e Lushnjes me inicialet N.H. ka qenë duke notuar me shokët, por dallgët e mëdha janë bërë shkak që katër adoleshentët të kërkojnë ndihmën e pushuesve të tjerë për të dalë në breg.

Edhe pse vetëm 150 m larg, të paktë kanë qenë pushuesit që janë përpjekur për të ndihmuar adoleshentët, ku fatkeqësisht i riu nuk mundi të shpëtojë, ndërsa falë ndihmës së dhënë tre shokët e tij arritën të dalin në breg.

Dëshmitarët thonë se gjithçka zgjati vetëm pak minuta. Ata dëgjuan thirrjet për ndihmë dhe në pamundësi për të bërë diçka vetëm, kanë lajmëruar policinë dhe rojet bregdetare, por edhe këta të fundit janë vonuar pasi kanë qenë larg nga plazhi.

Për momentin, vetëm një skaf privat është duke mbikëqyrur zonën e mbytjes, ndërsa ende pritet të mbërrijnë në vendngjarje polumbarët nga Tirana. Policia e Lushnjes nuk disponon mjetet e mjaftueshme për të filluar kërkimet për trupin e viktimës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat