Makina del nga rruga, vdes gruaja, plagoset burri

Kronikë e zezë

Makina del nga rruga, vdes gruaja, plagoset burri

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 19:37

Një çift bashkëshortësh kanë qenë duke udhëtuar bashkë në momentin që makina e tyre ka dalë nga rruga dhe si pasojë, gruaja ka ndërruar jetë, ndërsa i shoqi është plagosur. Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur si “Qarr” në qytetin e Fierit. 54 vjeçarja Qanto Troka ka humbur jetën në mënyrë të menjëhershme, ndërsa bashkëshorti i saj, 56 vjeçari Tajar Troka është plagosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është duke hetuar për të zbuluar shkaqet e aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat