Shkel këmbësorin, arrestohet

Kronikë e zezë

Shkel këmbësorin, arrestohet

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 10:53

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën e “UÇK-së”,në Prishtinë të martën rreth orës 21:50 është arrestuar një person i cili e ka goditur me vetur një këmbësorë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën e tij, nga pakujdesia e ka goditur këmbësorin mashkull K/Shqiptar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Ndërsa, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Kurse, gjatë konsultimeve me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat