Plagos gruan me thikë për xhelozi Arrestohet 54-vjeçari

Kronikë e zezë

Plagos gruan me thikë për xhelozi Arrestohet 54-vjeçari

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 09:47

Pukë-Policia ka ndaluar një person i cili ka plagosur me thikë bashkëshorten e tij.
Sipas burimeve të policisë Prend Marku 54 vjeç nga fshati Gjegjan, i dënuar edhe më parë është ndaluar ditën e djeshme 12 korrik.
54-vjeçari ka plagosur me thikë bashkëshorten Gjela Marku 47 vejç pas një konflikti në familje për motive xhelozie.
Gruaja është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Pukë, për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat