Krimet në Tiranë, në 6 muaj u rrit zbulueshmëria nga policia

Kronikë e zezë

Krimet në Tiranë, në 6 muaj u rrit zbulueshmëria nga policia

Më: 13 korrik 2014 Në ora: 09:42

Zbulueshmëria e krimeve në 6 muajt e parë të vitit 2014 në Tiranë është rritur. Rezultatet janë bërë të ditur në shifrat e analizës 6 mujore të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në raportin e 6 muajve të punës së policisë, thuhet se gjatë gjysmës së parë të vitit në kryeqytet janë regjistruar 3550 vepra penale me një zbulueshmëri më të madhe se vitin e kaluar.

Zbulueshmëria mësohet se është rritur me 2 për qind. Në raportin e policisë shkruhet se, problem është bërë vjedhja e banesave apo bizneseve të ndryshme në Tiranë. Në analizë thuhet se, mungesa e informacionit dhe e burimeve nga elementët kriminale ka pasur një rritje të krimit në Tiranë, por ndërkaq është rritur edhe zbulueshmëria e ngjarjeve.

Gjatë këtyre muajve janë dhënë 26 informacione kriminale për policinë në lidhje me atë që ndodh në terren në gjithë territorin e kryeqytetit. Gjatë këtyre ditëve Policia e Tiranës do të zhvillojë dhe analizën e 6 muajve të parë të vitit ku do të evidentohen edhe problemet që kanë lindur gjatë kësaj kohe dhe do të jepen direktiva për zbardhjen e ngjarjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat