Prishtina prin me numrin më të madh të vetëvrasjeve

Kronikë e zezë

Prishtina prin me numrin më të madh të vetëvrasjeve

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 21:52

Është shqetësuese rritja e numrit të vetëvrasjeve nga paslufta në Kosovë.


Të dhënat statistikore të Policisë së Kosovës flasin vetëm për periudhën e parë të këtij viti: në tremujorin e parë të këtij viti, gjithsej 13 persona janë vetëvrarë.


Sipas këtyre të dhënave, brenda po të njëjtës periudhë, 58 persona në gjithë territorin e Kosovës kanë tentuar t’i japin fund jetës së tyre, raporton rrokumtv.


Mosha e personave që kryejnë aktin e tillë është e ndryshme, por numri më i madh është i moshës 18-40 vjeçe, shumica të gjinisë mashkullore.


Numri më i madh i tentim-vetëvrasjeve bëhet nga femrat, ndërsa si rajon, në këtë dukuri, prin Prishtina me numrin më të madh të vetëvrasjeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat