Kryefamiljari tenton të vrasë fëmijën dhe ish bashkëshorten

Kronikë e zezë

Kryefamiljari tenton të vrasë fëmijën dhe ish bashkëshorten

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:01

Një vrasje është parandaluar ditën e sotme në kryeqytet. Një grua dhe fëmija i saj kanë mundur të shpëtojnë nga tehu i thikës, të cilën mbante në dorë ish kryefamiljari dhe babai i fëmijës.

Burimet e mediave bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën e Bërrylit, ku Fatos Çifligu ka tentuar të vrasë me thikë ish bashkëshorten dhe fëmijën e tij. Pasi i ka ruajtur, ai u ka dalë në rrugë dhe pas një konflikti, Çifligu ka nxjerrë thikën për t’i goditur.

Qytetarë të shumtë dhe kalimtarë kanë ndërhyrë për të ndaluar sherrin dhe për të shmangur një tragjedi të mundshme Mësohet se familja ishte e pajisur me urdhër mbrojtje ndaj ish kryefamiljarit, i cili kishte tentuar edhe herë të tjera të abuzonte dhe dhunonte pjesëtarët e familjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat