Vidhnin në bashkëpunim, “Trekëndëshi” vë në pranga 3 të rinjtë

Kronikë e zezë

Vidhnin në bashkëpunim, “Trekëndëshi” vë në pranga 3 të rinjtë

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 19:10

Policia e Korçës ka vënë në pranga 3 të rinj, në kuadër të operacionit të koduar “Trekëndëshi”. Tre të rinjtë akuzohen për kryerjen e një sërë veprave penale në bashkëpunim.

Në pranga kanë rënë Mikel Mingo, 20 vjeç, Krenar Killo, 23 vjeç dhe Erjon Berberi, 25 vjeç, të tre banues në Korçë. Tre të sipërpërmendurit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer disa vjedhej, të cilat paraqiten më poshtë.

1. Vjedhje e lokalit tregtisë argjendari në pronësi të shtetasit A.B, ndodhur më datë 23.10.2013, në lagjen nr 08 Korçë , ku autorët kanë vjedhur një sasi bizhuterish.

2. Vjedhje e lokalit të tregtisë shitje hidro- sanitare, në pronësi të shtetasit K.H ndodhur më datë 28.03.2014, në lagjen nr 08 Korçë, ku autorët kanë vjedhur një sasi pajisjesh hidraulike dhe elektrike.

3. Vjedhje e lokalit të tregtisë dyqan parfumerie e kozmetike, në pronësi të shtetases M.Z, ndodhur më datë 08.01.2014, në lagjen nr 16 Korçë , ku autorët kanë vjedhur një sasi sendesh kozmetikë.

4. Vjedhje e lokalit të tregtisë lloto sporti, në pronësi të shtetasit H.B ndodhur në lagjen nr 17 Korçë më datë 01.04.2014 , ku autorët kanë vjedhur dy televizorë plazma.

5. Vjedhje e lokalit të tregtisë , në pronësi të shtetasit I.Q , ndodhur më datë 26.06.2014, ku autorët kanë tentuar të vjedhin dyqanin e kësaj firme.

6. Vjedhje e lokalit të tregtisë në pronësi të shtetasit I.Q ndodhur më datë 19.01.2014, ku autorët kanë vjedhur aparate, karta dhe telefona në Korçë.

Policia informon se në përfundim të këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një televizor i markës “SONY 42”; Një aparat digjital; një kompjuter lap top i markës “DELL”; parfume të ndryshme dhe artikuj të tjerë kozmetik si dhe tre aparate celulare.

Bëhet e ditur se tre të arrestuarit janë të dyshuar se kanë kryer edhe një sërë vjedhjesh të tjera në qytetin e Korçës, kryesisht dyqane dhe lokale tregtie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat