Vritet 22 vjeçari, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Vritet 22 vjeçari, arrestohet i dyshuari

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 10:34

Një preson nën ndikimin e alkoolit ka vrarë mbrëmë një person të moshës 22 vjeçar. Policia e Kosovës ka treguar se është arrestuar i dyshuari.

Rreth orës 23:25 minuta, policia në Rahavec është informuar se në fshatin Brestovc ka të shtëna me armë zjarri. Pas pranimit të informacionit , një patrullë policore e cila ka qenë më afër lokacionit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga disa dëshmitarë ka kuptuar se një person është plagosur me armë zjarri dhe se i njëjti nga familjarë është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren.

Në vendin e ngjarjes policia kishte vërejtur gjurmë gjaku. Më pas për këqyrjen e vendit të ngjarjes janë thirr eprorët policorë dhe të gjitha njësitë relevante dhe prokurori i shtetit të cilët kanë kryer procedurat hetimore.

Pas një hetimi fillestar është kuptuar se në emergjencën e spitalit është dërguar viktima mashkull i vitlindjes 1992 i cili kishte ndërruar jetë në spital.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një të dyshuar të vitlindjes 1968 mirëpo i njëjti nuk është intervistuar ende sepse është nën ndikim të alkoolit. Hetues policorë dhe krim teknikët ende po vazhdojnë me procedimin e vendit të ngjarjes dhe sot është gjetur një armë e llojit pistoletë M 57 e kalibrit 7.62 mm e fshehur në ushqim bagëtish në oborrin e të dyshuarit të arrestuar e cila besohet të jetë përdorë në rast.

Janë gjetur dhe sekuestruar edhe tre karikatorë me 31 fishekë të të njëjtit kalibër. Në cilësi të provës materiale janë sekuestruar edhe dy gëzhoja të fishekëve. Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për autopsi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat