Dy të vrarë në Pejë

Kronikë e zezë

Dy të vrarë në Pejë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 20:03

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vrasje të dyfishtë në Pejë. Sipas njoftimit për media viktimat janë Sh.Th dhe F.M. Ata thuhet se më datën 9 të këtij muaji kishin shkuar për t prerë drunj, dhe se më nuk ishin kthyer.
Dyshohet se ata u varë me armë zjarri.

Lidhur me rastin nuk ka ende persona te arrestuar

Trupat e pajetë, janë gjetur në vendin e quajtur Peklenë, në terrenet malore të Pejës.

“Me datën 10.07.2014 rreth orës 16:10 Policia e Kosovës pran Stacionit policor në Pejë , është imformuar se shtetasit shqiptar të Kosovës Sh.Th. dhe F.M. më datë 09.07.2014 kan dalur me qellim për të prerë drunjë, por te njejtit nuk jan kthyer ende dhe lidhur me ketë menjëherë janë angazhuar njësite policore në kërkim të tyre.

Rreth ores 16:15 patrulla policore ka njoftuar se ne lokacionin e quajtur të malit “Peklene” Maja e zezë , është gjetur nje trup i pa jetë qe dyshohet të jetë trupi i viktimes Sh.Th. Ndërsa në pjesën e Peklenës e cila gjendet kah Maja e Zezë në pjesën tjetër është gjetur edhe nje trup i dytë i pa jetë qe dyshohet të jetë viktima F.M.

Sipas hetimeve dyshohet se të njëjtit janë të vrarë nga NN personi me armë te zjarrit.

Ne vendin e ngajrjes kane dalur te gjitha njesitet perkatese ,stafi komandues i stacionit policor , hetimet e stacionit e forenzika dhe hetimet dhe forenzika rajonale.Është njoftuar edhe prokurori i shtetit. Poashtu ne vendin e ngajrjes kane dalur edhe mjekesia ligjore dhe ekipi i zjarrefikseve.

Trupat e pa jetë janë tërhequr nga njësiti i Mjekësisë ligjore dhe do të dërgohen për obduksion.

Lidhur me rastin nuk ka ende persona te arrestuar. Me kohe do te informoheni me informata shtese”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat