Mbytet një 15 vjeçar në rezervuarin e Vlashukut

Kronikë e zezë

Mbytet një 15 vjeçar në rezervuarin e Vlashukut

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:32

​Një 15 vjeçar me inicialet A.O është ka humbur jetën pasi është mbytur në një rezervuar në fshatin Vlashuk të qytetit të Kuçovës.
Mësohet se adoleshenti kishte shkuar për t’u larë në këtë rezervuar me shokët e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30 të ditës së sotme ku 15 vjeçari është futur në ujë për t’u freskuar dhe nuk doli më në breg.

Menjëherë shokët si edhe familjarët kanë kërkuar për 15 vjeçarin por nuk e kanë gjetur.

Më pas kanë njoftuar blutë e Beratit si dhe polumbarët për të kërkuar trupin e pajetë të adoleshentit ku kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat