Shkodër, asgjësohen 2000 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Shkodër, asgjësohen 2000 rrënjë kanabis

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 19:25

Një operacion i policisë së Shkodrës dhe Pukës bëri të mundur zbulimin e tetë parcela të mbjella me lëndë narkotike.

Në vendin e quajtur fshati Pult, komuna Pult, e rrethit Shkodër, janë gjetur dhe asgjësuar gjashtë parcela me 1890 rrënjë kanabis sativa.

Në vendin e quajtur fshati Iballë, komuna Iballë, e rrethit Pukë, janë gjetur dhe asgjësuar dy parcela me 355 rrënjë kanabis sativa.

Aktualisht po punohet për identifikimin e personave që e kanë mbjellë këtë lëndë narkotike, pasi parcelat ku ishte kultivuar lënda narkotike, janë pa prona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat