Drenas, dënohet me 4 vjet burg për dhunim në tentativë

Kronikë e zezë

Drenas, dënohet me 4 vjet burg për dhunim në tentativë

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 15:15

Gjykata e Apelit ka dënuar të akuzuarin S. Syla nga fshati Nekovc, komuna e Drenasit për dhunim në tentativë nga 4 vjet dhe vrasje e rëndë në tentativë gjykata e ka kthyer në rigjykim.
“Një kolegj penal i Gjykatës së Apelit, i përberë nga tre gjyqtar vendor, e ka ndryshuar aktgjykimin - PKR.22/2013, të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke ashpërsuar vendimin mbi dënim ndaj të akuzuarit S. Syla nga 2 në 4 vjet burgim.
S. Syla, ishte shpallur fajtor në fillim të këtij viti për shkak të veprave penal - dhunim në tentativë nga neni 193 lidhur me nenin 20 të KPK-së dhe vp- vrasje e rëndë në tentativë sipas nenit 147 lidhur me nenin 20 të KPK-së, për çka ishte dënuar më një dënim unik prej 5 vjet e 6 muaj burgim( 2 vjet për veprën e parë, 4 vjet për të dytën.
Sa i përket veprës penale - vrasje e rëndë në tentativë, Gjykata e Apelit vendosi ta kthej çështjen në rigjykim, duke sugjeruar Gjykatën Themelore që t’i eliminoj një sërë kundërthëniesh të cekura në aktgjykim, t’i administroj edhe njëherë të gjitha provat për zbardhjen e plotë dhe të drejtë të fakteve si dhe të njëjtat t’i vlerësoj sipas nenit 387 të Kodit të Procedurës Penale)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.

Gjithashtu, Gjykata e apelit ka urdhëruar që të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi.
Kurse ngjarja ka ndodhur më datë 16.02.2012, S. Syla në Qendrën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekovc, komuna e Drenasit, ku punonte si pastrues, ka tentuar që më anë të përdorimit të dhunës të kryej marrëdhënie seksuale më të demtuaran S. R, po ashtu punëtore a ambulancës.
Më këtë rast e dëmtuara kishte marrë plagë të rënda në fytyrë. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat