Shtetasi i Shqipërisë dënohet me burgim për drogë

Kronikë e zezë

Shtetasi i Shqipërisë dënohet me burgim për drogë

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 15:59

Gjykata Themelore në Gjilan sot e ka dënuar të akuzuarin, Zyhdi Rruga, me burgim në kohëzgjatje 4 vjet e 9 muaj, ka njoftuar kjo gjykatë.

Personi Zyhdi Rruga, shtetas i Shqipërisë, ka kryer “vepër penale, blerje, posedim, shpërndare dhe shitje të paautorizuare të narkotikëve”.

I akuzuari Rruga është shpallur fajtor pasi më 23 shkurt aty kah mesdita, me rastin e ndaljes nga një patrullë policore në Kamenicë, fillimisht kishte refuzuar ta hapë bagazhin dhe pastaj i kishte ikur policisë.

Kur kishte arritur në Gjilan, kishte shkaktuar aksident trafiku dhe sulm ndaj zyrarit policor.

Kur ishte zënë tek ai ishte gjetur një sasi më se 53 kilogramë e marihuanës, të paketuara në 50 qese.

Zyhdi Rruga mbahet në paraburgim deri sa aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm.

I akzuari ka të drejtë të ankesës në Gjykatën e Apilit në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat