Arrestohet pasi e rrahu një femër

Kronikë e zezë

Arrestohet pasi e rrahu një femër

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 10:30

Policia e Kosovës ka konfirmuar së është arrestuar një person i gjinisë mashkull pasi që ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj një femre.

Rasti ka ndodhur në rrugën e “Xhinolëve” në Gjilan gjatë pasdites së djeshme.
“Është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar pasi që i njëjti kishte goditur me grusht viktimën femër K/Shqiptare”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe më pas është liruar për në shtëpi.
Kurse gjatë kontrolles së Policisë së Kosovës tej I dyshuari është konfiskuar një thikë dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat