Vishej si polic dhe vidhte banesat natën në Lazarat

Kronikë e zezë

Vishej si polic dhe vidhte banesat natën në Lazarat

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 15:04

Policia Shtetit ka arrestuar një person, i cili akuzohet për vjedhje në fshatin Lazarat.

Sipas policisë, shtetasi Azbi Avduli duke përfituar nga situata e krijuar në këtë fshat vishej si polic dhe vidhte banesat natën.

Forcat e policisë janë prezente prej disa javësh në fshatin e Lazaratit, pasi kanë ndërmarrë një aksion antikanabis, duke zbuluar dhe asgjësuar sasitë e drogës, transmeton shekulli.

Arrestimi i tij është kryer nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat