“I penduari i tritolit” i vë flakën qelisë

Kronikë e zezë

“I penduari i tritolit” i vë flakën qelisë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 18:52

Ndriçim Gjokona, një nga pjesëtarët e “Bandës së tritolit” i ka vënë flakën shtratit të tij në qëlinë e paraburgimit në Tiranë.

Nga të dhënat e para mësohet se Gjokona nuk ka pësuar asnjë dëmtim, ndërsa mbeten ende të paqarta arsyet që e çuan në një veprim të tillë.

Gjokona është një nga pjesëtarët e të ashtuquajturës “Banda e tritolit”, bandë kriminale që kryente vrasje nëpërmjet shpërthimeve me eksploziv, i cili ka shfaqur pendesë për aktet e tij.

Ai është personi që rrëfeu në polici për disa nga vrasjet me pagesë të kryera nga, Julian Sinanaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat