Arrestohet pedagogu, u merrte para studentëve

Kronikë e zezë

Arrestohet pedagogu, u merrte para studentëve

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 16:57

Një pedagog është arrestuar në Universitetin Bujqësor të Kamzës, pasi u kërkonte shuma të konsiderueshme parash studentëve, në këmbim të notave kaluese apo të kënaqshme.

Në pranga ka rënë 39 vjeçari Alfred Fitim Çaushi, i lindur në Gjirokastër dhe banues në Tiranë. Gjatë arrestimit nga Strukturat Kundër Korrupsionit në Policinë e kryeqytetit, në kuadër të operacionit të koduar “Profesori”, të sipërpërmendurit iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë parash që dyshohet se është përfituar në mënyrë të paligjshme.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të Alfred Çaushi, për veprën penale të “Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat