Arrestohen tetë persona të dyshuar për ‘trafikim me substanca narkotike’

Kronikë e zezë

Arrestohen tetë persona të dyshuar për ‘trafikim me substanca narkotike’

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 15:56

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksin rrugor Shtime-Ferizaj janë arrestuar tetë perosna të dyshuar se kanë kryer veprën penale ‘blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’.
Këta persona janë arrestuar pasi që Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka zhvilluar hetime në një periudhë kohore rreth një vjeçare, kurse pas zhvillimit të operacionit policor të koduar “Luboteni”

Personat e arrestuar janë:

A. S. i lindur me 1972 m/sh/k
N. B. i lindur me 1969 m/sh/k
M. Th. i lindur me 1980 m/sh/k
Sh. D. i lindur me 1977 m/sh/sh
S. H. i lindur me 1990 m/sh/sh
F. H. i lindur me 1983 m/sh/sh
M. N. e lindur me 1969 f/sh/sh
Z. Gj. e lindur me 1991 f/sh/sh

“Operacioni policor ka filluar gjersa hetuesit policorë ka ndaluar tri vetura dhe gjatë kontrollit në njërën prej veturave në bagazh në një valixhe janë gjetur tetë paketime me marihuanë të mbështjella me foli me peshë të përgjithshme 8 kg 508 g marihuanë.

Në vazhdim të operacionit është kontrolluar një banesë në Ferizaj në të cilën banonin dy të dyshuar, ku është gjetur një sasi e marihuanës, afërsisht 3 gramë, disa pajisje për mbështjellje të marihuanës, një pistoletë Crvena Zastava 7.65 me numër serik C-88476 me 6 fishekë në karikatorë, një fishek i kalibrit 9 mm”, thuhet në njoftimin e PK.

Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar:

8 kg e 511 g marihuanë
Pistoletë Crvena Zastava 7.65

Tri vetura:

Mercedes ngjyrë hiri
Mercedes hiri metalike
Reno Laguna

Poashtu është njoftuar se të gjitha veprimet policore lidhur me këtë rast janë kryer me autorizim të prokurorit përkatës dhe ndaj të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit policor për të vazhduar me procedurat tjera hetimore. A.M

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat