Atentat shqiptarit, qëllohet me armë gjahu

Kronikë e zezë

Atentat shqiptarit, qëllohet me armë gjahu

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 15:45

Një 35-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në orët e para të ditës së sotme. Ngjarja ka ndodhur në orën 02:00 të mëngjesit të së hënës, në rrugën “Castello”, në qendër të qytetit të Ternit, Itali, ku i plagosur ka mbetur Alban Nikolaj.

Mësohet se, shqiptari është qëlluar teksa po kthehej në banesën e tij, nga dy persona që i kishin zënë pritë afër shtëpisë. Ai është qëlluar dy herë me armë gjahu, në bark dhe në gjoks.

Mësohet se, i plagosuri është transportuar për në spitalin “Santa Maria” dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të hemorragjisë, të shkaktuar nga plagët e marra. Ai pasi është transportuar në spitali i është nënshtruar një operacioni të vështirë dhe mjekët shprehen se gjendja e tij vazhdon të mbetet delikate, transmeton shekulli.

Alban Nikolaj është mjaft i njohur për drejtësinë italiane, i akuzuar jo vetëm për trafik droge, por edhe për një ngjarje të ndodhur një vit më parë. 35-vjeçari i plagosur së bashku me 29-vjeçar tjetër tentuan të vrisnin një punëtor shqiptar. Ngjarja ndodhi po në këtë zonë, por punëtori shqiptar fatmirësisht u shpëtoi plumbave. Alban Nikolaj u arrestua nga policia në atë kohë si përgjegjës për ngjarjen.

Banorët janë shprehur të terrorizuar jo vetëm nga krismat, por edhe nga britmat e të plagosurit i cili kërkonte ndihmë. Sipas, dëshmitarëve kur janë dëgjuar krismat ata kanë dalë në dritare dhe kanë parë dy persona të cilët po vraponin në këmbë, ndërsa një tjetër ishte i shtrirë përtokë dhe i mbytur në gjak. 35-vjeçari shqiptar ka kërkuar ndihmë, por asnjë nga banorët nuk i është afruar, por ata lajmëruan ambulancën e cila erdhi menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat