Në kërkim nga Interpol, arrestohet në portin e Durrësit

Kronikë e zezë

Në kërkim nga Interpol, arrestohet në portin e Durrësit

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 15:15

Policia kufitare e portit të Durrësit ka vënë në pranga një 35 vjeçar nga Shkupi i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

I ndaluari u identifikua si Samir Chekikj, i cili u kap në flagrancë nga Policia Kufitare e Portit të Durrësit kur po kryente procedurat e regjistrimit në hyrje dhe nga verifikimi rezultoi person në kërkim ndërkombëtar, i shpallur nga Interpol Maqedonia.

Chekikj ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përdorim dhe vënie e lëndëve plasëse eksploziv”.

Në ngarkim të të ndaluarit u kryen veprimet e nevojshme proceduriale dhe materialet iu kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat