Vlorë, asgjësohen 770 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Vlorë, asgjësohen 770 rrënjë kanabis

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 13:57

Një operacion i policisë së Vlorës ka bërë të mundur zbulimin dhe asgjësimin e shtatë parcelave të mbjella me lëndë narkotike.

Në fshatin Mavrovë të komunës Kotë u zbuluan dhe asgjësuan 770 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa, të cilat ishin të kultivuara në shtatë parcela të ndryshme.

Lidhur me këtë rast u bë dokumentimi i plotë ligjor si dhe asgjësimi me djegie i bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme procedurale për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, ndërsa po punohet për identifikimin e personave që kanë mbjellë lëndën narkotike, pasi zona ku u gjetën bimët narkotike është pa pronar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat