E zë korrenti, vdes një burrë në godinën e KLSH

Kronikë e zezë

E zë korrenti, vdes një burrë në godinën e KLSH

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 12:14

Një person ka gjetur vdekjen pasi e ka zënë korrenti, në godinën e Kontrollit të Lartë të Shtetit në kryeqytet.

58 vjeçari Jake Lamçe, me origjinë nga Tepelena dhe me banim në Yzberisht ka gjetur vdekjen e menjëhershme në orët e para të ditës së sotme, si pasojë e kontaktit me rrymën e korrentit.

Nuk dihet ende dinamika e kësaj ngjarje, ndërsa paraprakisht bëhet e ditur se Lamçe me profesion elektricist, po rregullonte një defekt në godinë.

Lidhur me këtë ngjarje, vijojnë hetimet për të zbuluar detajet e sakta të vdekjes së 58 vjeçarit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat