Vetëmbytet nëna e tre fëmijëve në liqen

Kronikë e zezë

Vetëmbytet nëna e tre fëmijëve në liqen

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 00:01

Një ngjare e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ujërat e liqenit "Pezë Helms", ku një 46-vjeçare nënë e tre fëmijëve, është vetëmbytur.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se Lule Dorzi, është vetëmbytur në liqen për shkaqe ende të panjohura.

Polumbarët kanë mundur të nxjerrin nga uji trupin e pajetë të gruas, ndërsa ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur shkaqet e ngjarjes së rëndë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat