Vlorë, kapen 200 kg drogë, kishin destinacion Italinë

Kronikë e zezë

Vlorë, kapen 200 kg drogë, kishin destinacion Italinë

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 15:01

Një sasi e madhe lënde narkotike, e cila kishte destinacion Italinë është kapur ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Rreth 200 kilogramë kanabis sativa janë ndaluar dhe sekuestruar në portin e këtij qyteti.

Burimet kanë thënë për NOA.al se lënda narkotike është gjetur gjatë një kontrolli rutinë në mjetin tip Volvo me targa VL 4123 F.

Në komisariatin e Vlorës, deri në këto momente është shoqëruar drejtuesi i mjetit, Valter Hazizaj. Po punohet për kapjen dhe identifikimin e autorëve të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat